‘M'u ka duk si serbi në Kosovë’, banori i Thethit: Duam dialog, ndryshe thërrasim edhe diasporën në protesta

13 Korrik, 16:17 | Përditesimi: 13 Korrik, 16:17

Një banor i Dukagjinit, Zef Vladaj i bën thirrje qeverisë për dialog dhe të mos vazhdojnë aksionin për prishjen e objekteve pa leje. Duke folur për gazetarët, pas Kuvendit të Burrave, Vladaj thotë se është e habitshme se si një shtet i tërë u turr në një fshat. Vladaj shprehet se kur pa terrorin në Theth iu duk si serbi në Kosovë.

 

E.H/Shqiptarja.com