Muaj i hapur i vaksinimit, fluks qytetarësh në Fier, Drejtoresha e Shëndetit Publik: Vaksinë, jo për udhëtim, por për t’u mbrojtur

30 Gusht 2021, 22:10

Muaji i hapur i vaksinimit ka sjellë  fluks kërkesash nga qytetarët e Fierit. Çdo ditë numri i personave që marrin dozat e vaksinave shkon mbi  200, ndërsa deri më tani sipas drejtoreshës së Shëndetit Publik Mirela Mërtiri në të gjithë qarkun,  janë vaksinuar mbi 90 mijë persona.