‘Mund ta shihni edhe me pranga’, avokati Karaj tregon skenarët: Çfarë ndodh nëse Berisha nuk ndodhet në shtëpi po u pranua kërkesa e SPAK

26 Dhjetor 2023, 22:29

Avokati Leonard Karaj i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën ka folur për skenarët që mund të ndodhin ditën e nesërme në rast se GJKKO pranon kërkesën e SPAK për masë sigurie "arrest shtëpie” për Sali Berishën.

“Qeni që leh nuk të ha. Kur të vendoset masa, nëse do jetë masë me ekzekutim të menjëhershëm por nëse nuk është me ekzekutim të menjëhershëm e apelon. Nëse nuk gjendet  në banesë Berisha kur të jepen vendimi ai do shoqërohet menjëherë. Në rast se Berisha bën rezistencë mund ta shihni dhe me pranga.”