Mungesa e prodhimit vendas e importi, rrit më tej çmimet, kreu i Agroturizmit: Bujqësia nuk është financuar që të zhvillohet! Nuk furnizojmë dot tregun me qumësht, drithëra e fruta

15 Maj 2022, 13:43

Mungesa e prodhimit të mjaftueshëm vendas për të furnizuar nevojat e tregut, dhe varësia e lartë nga importi, ndikon edhe më shumë në rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve. Ekspertët e bujqësisë thonë se mungesa e financimit nga shteti ka lënë pa zhvilluar sektorin, ndërsa problemet më të mëdha në furnizim janë në qumësht, drithëra dhe fruta