Mungesa e transportit për fëmijët në shkolla bën bashkë PS-PD në Kuvend: Të gjendet një zgjidhje! Ministria e Arsmit: Nesër në 11 takim me kryebashkiakët

25 Tetor 2021, 21:58

TIRANË- Mungesa e transportit për fëmijët që kanë shkollat larg vendbanimeve ka bërë bashkë opozitën dhe maxhorancën ditën e sotme në Kuvend. Ka qenë i pari i deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku i cili ngriti problematikën se 15 fëmijë të fshatit Plani i Bardhë në Mat, detyrohen të udhëtojnë 16 km në drejtim të Klosit për të ndjekur mësimin.