Banorët e fshatrave, Orman dhe Rrembec vuajnë mungesën e ujit të pijshëm prej dekadash. Report Tv vetëm pak ditë më parë solli këtë problematikë të banorëve në bashkinë e Maliqit. Problemi i ujit e ka shoqëruar prej kohësh këtë fshat, por gjatë muajve të verës situata është bërë më alarmante.
Në lidhje me këtë situatë të ka reaguar edhe kryetari i bashkisë së Maliqit duke thënë se fshati Orman ka prej më shumë se tre javësh që nuk furnizohet me ujë të pijshëm. Kryebashkiaku Gëzim Topçiu ka deklaruar se bashkia është në dijeni të këtij problemi dhe mbështet ankesat e qytetarëve por investimi është shumë i kushtueshëm dhe duhet ndërhyrje nga qeveria pasi vetë fondet e bashkisë nuk janë të mjaftueshme. Topçiu ka thënë se ky investim kap një shumë prej 200 milion lekësh dhe është e papërballueshme.
"Tani 20 vite se them dot... por kohët e fundit ka patur një mungesë me furnizimin me ujë pothuajse në të gjithë bashkinë, kjo ka ardhur si pasojë e kushteve atmosferike dhe thatësirës së tej zgjatur. në fund banorët kanë të drejtë dhe jam me ta për ata që ndodh. Në orman është më vështirë. Aty ka gati dy tre javë që mungon uji pothuajse plotësisht. Mund të ketë uji 1 or 2 or. Lidhje të paligjshme ka patur nuk mund të marr përsipër ca ka ndodhur por marr përsipër për ti furnizuar me ujë ata. ndaj shqetësimi është i drejtë me vend. Ne kemi gati një vit që po punojmë për një projekt rajonal në Pojan, projekti është dorëzuar janë bërë vërejtjet dhe është i rëndësishëm, presim një përgjigje. Besoj se do të financohet shumë shpejtë. Kemi ndryshuar pompën në pusin e Shën Gjergjit për Ormanin por nuk dha ndonjë zgjidhje, Por edhe rruga tjetër që furnizon fshatin tjetër është me internite që është e palejueshme për shëndetin. Është një investim 200 milion lekë që duhet ti investojë qeveria. Ndaj nuk e financojmë dot dhe këtë." tha Topçiu.
