Maliq/ Banorët vuajnë për ujë të pijshëm: Vjen vetëm 10 min dhe atëherë është me krimba (VIDEO)

Rreth 4000 banorë të fshatit Orman në bashkinë e Maliqit vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Problemi i ujit e ka shoqëruar prej kohësh këtë fshat, por gjatë këtij muaji situata është bërë më alarmante.

Banorët tregojnë se në çezmat e tyre nuk rrjedh asnjë pikë uji, veç 10 minuta në mëngjes. Përveçse i pamjaftueshëm, sipas tyre ai është i ndotur me papastërti dhe krimba, rrjedhimisht dhe i papërdorshëm.

"Kohët e fundit nuk ka ujë fare. Më parë disi vinte. Edhe këtë që kemi është i pisët. Duhet të mbushim ujë të pijshëm duhet të shkojmë  në fshatrat përreth, edhe për të gatuar . Uji është i pisët. Duhet të vendosësh napën 4 ose 5 copa që të kullohet e pastaj ta pimë. Nuk ka pasur ujë edhe nuk ka. Ai që vjen është i pisët dhe me krimba. Duhet të vendosesh napën në 4 ose 5 copa që të kullohet. Edhe pusi është flakë i kuq, nuk bën për asgjë", shprehen banorët.  

Të pyetur nga Report Tv nëse dikush është interesuar për t'i dhënë zgjidhje problemit të tyre, banorët thonë se gjatë ditës në fshat iu sjellin vetëm një bot ujë, i cili sipas tyre më tepër i fut në konflikt me njëri-tjetrin sesa përmirëson situatën ku ndodhen. Në këtë situatë,  për të siguruar ujin banorët e Ormanit enden përreth fshatrave të njësisë administrative Pojan.

"Boti vjen këtu ndërsa tek lagjja tjetër ku rri unë nuk vjen. E bllokojnë botin 4-5 vetë dhe ne ngroheni në diell. Boti duhet të vijë 3-4 herë në ditë që të ngopemi me ujë. Vjen boti atje e duhet të rrihesh me njerëzit. Vjen boti e mbushin vetëm disa vetë e zihen njerëzit pastaj. Nuk ja dilet kështu. Ne na duhet një zgjidhje përfundimtare.  Është i pisët uji të gjithë shkojmë në fshatrat përreth për të mbushur ujë", u shpreh një tjetër.

Duke shpresuar se këtë herë thirrja e tyre nuk do të bjerë në vesh të shurdhët, ata ngrenë zërin për zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jorgo Goro: 28/08/2019 02:41

    Po çne keshtu se në kohen e Emverit kishin gjith diten dhe te mrekullueshem nga pastertia?!

    Përgjigju
  • Jim: 27/08/2019 23:17

    Te jesh pa uje ne kete shekull eshte krim Lexo pastaj Edin duke shkruar se po shtrohet rruga ne Maliq Edo merre me shkelma ate zot gomari kryetar Bashkie qe po del ne pension me ate pune dhe ska cuar uje Nuk e kuptoj si mund te dergohet uje me bot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!