Mungon infrastruktura në ‘Lagjen e Re’ në Kukës, rrugët të pakalueshme! Banorët: Duhen çizme, problem mbeturinat, mungojnë kazanët grumbullues

28 Janar, 15:37

Mungesa e infrastrukturës prej vitesh ju ka vështirësuar jetesën më shumë se 1 mijë banorëve të “Lagjes së Re” në qytetin e Kukësit. Rrugët me gropa janë sfidë e përditshme për ta, sidomos në kohë me shi e borë që bëhen të pakalueshme, ndërsa shqetësim konsiderohen edhe grumbujt me mbeturina, pasi në gjithë lagjen mungojnë kazanët.