Mungon sërish në seancën gjyqësore, gjobitet me 50 mijë lekë avokati i bosit të kriptovalutave Faruk Ozer

20 Dhjetor 2022, 12:25 | Përditesimi i fundit: 2022-12-20 14:53:42

Avokati i bosit të kriptovalutave Faruk Ozer është gjobitur me 50 mijë lekë ngagjykata e Apelit Durrës pasi po zvarrit procesin gjyqësor. Klodian Skënderaj mungoi edhe sot në sallën e gjyqit pa dhënë asnjë sqarim. Për këtë arsye seanca u shty për në datën 27 dhjetor.