Murali i Qytet Studenti, dekori Bashkisë: Zgjedhja rastësi

3 Janar 2023, 16:27

Prej muaji gusht në fasadën e një prej godinave në Qytet Studenti, murali i një artisti argjentinas, ka ndezur debate. Figura publike aludojnë se kemi të bëjmë me ‘reklamim’ të një transgjinori pranë të rinjve. Dekori i Bashkisë thotë se artisti Sasha u frymëzua nga një grua rome me të cilën ndante drekën gjatë kohës që realizoi një mural tjetër dhe kërkoi të bënte edhe gruan që i lypte atij lëmoshë.