‘Muri i skandaleve në kryeministri’, protestuesit afishojnë akuzat për qeverinë Rama

27 Qershor, 22:05 | Përditesimi: 27 Qershor, 22:05

Në murin te shkallët e ndërtesës së kryeministrisë, protestuesit kanë ngjitur disa fleta ku shkruhen skandalet që i atribuojnë qeverisë. Në mur shihet i afishuar skandali i koncesionit të check-up në Shëndetësi, dosja ‘Tahiri’, shembja e Teatrit Kombëtar, vrasja e Klodian Rashës e të tjera.

E.H/Shqiptarja.com