Murrizi: Këshilli politik u hodh poshtë! Nuk kam impresion për ndërkombëtarët që vijnë këtu!

6 Tetor 2020, 22:55 | Përditesimi i fundit: 2020-10-06 23:06:58

Kreu i Lidhjes Demokratike, Myslym Murrizi në emisionin Repolitix është shprehur me kritika për këshillin politik dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në reformën zgjedhore.

Ai thotë se Këshilli u ngrit kot dhe nuk arriti asgjë ndërsa për rolin e ndërkombëtarëve tha se nuk është i impresionuar për ata që vijnë këtu.

"Ishte një Këshill kopil. U hodh poshtë. Kemi parë shumë dënglaxhinj që vijnë këtu. Kemi pasur stabilitet këtu 50 vite në komunizëm. Nuk kam asnjë impresion për këta që vijnë këtu. Nuk ndikojnë fare në politikën shqiptare. Problemi është që ky këshill nuk ka babë sepse është i trembur dhe nuk arriti asgjë. Në pikën e fundit të 5 qershorit thuhej se listat e hapura nuk duheshin prekur. Ky është një vend sovran që nga 1912. Unë kam qenë në takime me Yuri Kim dhe Sorecën e u kam kërkuar zyrtarisht që të më gjejnë një lek të Murrizit që e kam bërë pa të drejtë. Opozita parlamentare janë kënaqur shumë pasi thanë se herësi i Damianit na shpëtoi dhe ne, kanë festuar. I pyeta Damianin dhe Petrit Vasilit nëse kanë pasur një draft për listat e hapura, as sot nuk e kanë. Do të flasim për shtet ligjor apo deklarata mediatike. Shkova në këshill dhe i pyeta nëse kanë një draft por nuk më thanë gjë. Unë kam folur me një prej zyrtarëve të ODIHR dhe më tha që nuk ishte e nevojshme nënshkrimi nga katër persona për ndihmë mbi mosmarrëveshjet në këshill" - tha Murrizi.