Murrizi sqaron drafti e opozitës parlamentare: Kush merr një votë më shumë shkon në parlament!

24 Shtator 2020, 22:34

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi sqaroi draftin që grupi i tij parlamentar propozoi për listat e hapura duke sqaruar se në ndryshim nga PS sipas këtij drafti deputeti që merr qoftë edhe një votë më shumë merr automatikisht mandatin dhe nuk ka nevojë që të kalojë një numër të caktuar votash për të prishur renditjen e listës paraprake të përcaktuar nga partia.