Murrizi: Të falen gjobat gjatë kohës së pandemisë për drejtuesit e mjeteve

7 Maj 2021, 10:59 | Përditesimi: 7 Maj 2021, 10:59

Duke folur për ndryshimet në Kodin Rrugor, deputeti i opozitës në Kuvend, Myslim Murrizi, propozoi sot në Kuvend që të falën gjobat e marra gjatë pandemisë për drejtuesit e mjeteve që nuk respektuan dot orën policore se çuan njerëz në spitale.

"Aksioni i madh në ccdo aks rrugor, policë që fshihen pas ferrave, kthesa etj. Unë do të propozoja që të ndërmerrej një nismë për të falur të gjitha gjobat gjatë pandemisë dhe rikthimin e patentave të atyre që kanë dërguar edhe njerëz në spitale dhe nuk kanë respektuar orën policore. Të falen të gjitha masat administrative që janë marrë gjatë kohës së pandemisë", tha Murrizi.

r.k./Shqiptarja.com