Murtaja e bagëtive/ Konfirmohet vatra e parë në Skrapar, 263 krerë të prekur! Shefi i Sektorit të Veterinarisë: Analizat dolën pozitive

13 Qershor, 15:43 | Përditesimi: 13 Qershor, 15:43

Murtaja e ruminantëve të vegjël ka prekur 263 bagëti në dy ferma në fshatin Polenë në rrethin e Skraparit. Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Sektorit të Veterinarisë, në Drejtorinë e Bujqësisë së qarkut Berat, lirjan Ramaj, i cili ndër të tjera ka thënë se janë marrë masat për karantinimin e fermave dhe eliminimin e bagëtive.

A.A/Shqiptarja.com