Murtaja e derrit, vijon tregtimi në Milot! Tregtarët sfidojnë autoritetet, qytetarët: Kemi frikë ta konsumojmë mishin

29 Dhjetor 2024, 11:02

Në tregun e Milot, tregtarët vijojnë tregtinë e derrave, pavarësisht se në Lezhë është shfaqur murtaja afrikane e derrit. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli për të frenuar lëvizjen e derrave, por tregtimi vazhdon, duke shqetësuar qytetarët, të cilët kanë frikë të konsumojnë mishin për shkak të mungesës së kontrolleve.