Muzeu Arkeologjik në Durrës pa hipotekë, zvarritet restaurimi! Punimet duhet të mbaronin në vitin 2023

25 Maj, 17:48 | Përditesimi: 25 Maj, 17:48

Problemet me certifikatat e pronësisë në Shqipëri nuk janë një hall vetëm i qytetarëve. Në Durrës, përfundimi i punimeve për restaurimin e Muzeut Arkeologjik, i dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, është vonuar me dy vjet, sepse godina nuk ishte rregjistruar kurrë në emër të Ministrisë që e ka në varësi. 

I.M/Shqiptarja.com