Muzika e kompozitorëve të njohur Vivaldi, Kreisler, Sarasate dhe Accolay vijnë në Lezhë përmes tingujve të violinistes së talentuar, Melisa Figuri

8 Prill 2025, 16:12 | Përditesimi: 8 Prill 2025, 16:12

Pjesë muzikore nga kompozitorë të njohur si Vivaldi, Sarasate, Acolay dhe Kreisler kanë sjellë një atmosferë të ngrohtë në sallën e Pallatit të Kulturës në Lezhë gjatë koncertit të parë recital të violinistes së re, Melisa Figuri.

Interpretimi i saj u shoqërua nga Orkestra e Harqeve e Radio Televizionit Shqiptar nën dirigjimin e Gridi Krajës.

“Publiku është shumë i dashur! Ne luajtëm me një violinist që luan në mënyrë të shkëlqyer dhe premton shumë për të ardhmen”, tha dirigjenti.

r.k./Shqiptarja.com