Muzika e lartë e lokaleve të natës anulon meshën e Pashkëve Ortodokse në Shkodër

5 Maj, 09:50

Mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse në Shkodër është anuluar mbrëmjen e së martës në kishën ortodokse.

Muzika e lartë e lokaleve të natës përreth kishës “Lindja e Krishtit” ka detyruar disa herë famullitarin At Nikolla Petani, të ndërpresë meshën dhe në fund ai së bashku me besimtarët ortodoksë, kanë vendosur të anulojnë meshën.Në kishë, ka qenë e pamundur të dëgjohej fjala e famullitarit dhe mesazhi i festës.