Myslim Murrizi: Ka arsye për tu hetuar realisht Ilir Metën, shtetësi kriminelëve dhe dekorata pa fund

7 Maj 2021, 13:23

Deputeti Myslim Murrizi sheh shumë arsye që Ilir Meta të hetohet realisht por jo këto që thotë mazhoranca. Sipas tij shtetësitë dhe dekoratat pa fund janë arsye serioze pasi i është dhënë shtetësi edhe kriminelëve por edhe janë dekoruar xhelatë të komunizmit.

"Kjo është lojë politiko mediatike për të hallakatur mendjet e shqiptarëve. Shumë vepra penale paska kryer Meta. Përveç Presidentit të Parë Sali Berisha gjithmonë ka pasur përplasja mazhorancë-President. Dashuria është e hershme. Kur kryetari juaj sot u bë ministër kulture, Meta ishte zv. kryeministër dhe më pas më një trekëmbësh Majkos e nxori këtë të ura dhe u bë Kryeministër.  

A duhet hetuar realisht Ilir Meta? Cfarë kam vënë re që ju keni heshtur? 700 shtetësi dhe dekorata pa fund. Ka dekoruar xhelatë të ish-sigurimit të shtetit dhe asnjë fjalë s'keni thënë. Se për ccfarë duhej dhënë shtetësia për kriminelë vetëm ai mund ta dijë", tha ai.