Myslimanët pretendojnë tokën ku po ndërtohet kulla 'Rozafa 2', pas tre përplasjesh, Benet Beci takon Myftiun e Shkodrës: Asgjë nuk është e pazgjidhshme

10 Nëntor, 16:11 | Përditesimi: 10 Nëntor, 16:11

Pas tre incidenteve radhazi, mes Bashkisë së Shkodrës dhe Myftinisë, duket se "ujërat janë qetësuar". Kreu i myslimanëve, Imam Muhamed Sytari u takua me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, dhe të dy dhanë mesazhe për dialog. Prej një javë, Myftinia vendos tabela në qytet kundër grabitjes së pronave, ndërsa bashkia ia ka shkulur me ndihmën e policisë. Shkak është ndërtimi i kullës "Rozafa 2" në qender të qytetit. 

    I.M/Shqiptarja.com