Myzeqari lë bujqësinë për bletët: Fitoj më shumë! kosherja si staf qeverie, urdhrin e jep mbretëresha

3 Korrik 2021, 20:43

FIER- Kristaq Llupi është një ndër bletërritësit më të njohur të zonës së Myzeqesë. Ai vendosi 20 vite më parë të kthehej nga emigracioni dhe t'i kthehej traditës së të parëve të tij. 


'Prindërit kanë mbajtur bletë para viteve '70 më pas kur u ktheva nga emigranci një fqinj më dha dy bletë dhe unë i hyra hyra kësaj pune dhe i kam shtuar në një numër të konsiderueshëm. Unë kam më shumë se 20 vjet  qe i sherbej bletëve  kam pasur dikur pak blete. Krahas bujqësise jam mare më shume me bletët duke shtuar më numrin me mbi 60 koshere', tregon ai.