'Na e premtuan në fushatë Ulsi Manja dhe Majlinda Cara', banorët e Fushë-Mamurrasit në protestë: Kërkojmë asfaltimin e rrugës

10 Nëntor, 16:13 | Përditesimi: 10 Nëntor, 16:13

Banorët e Fushë-Mamurrasit në Kurbin protestuan sot kundër bashkisë. Ata thanë se kryetarja e bashkisë dhe drejtuesi politik i qarkut u kanë premtuar asfaltimin e rrugës në fushatë por pas zgjedhjeve i kanë braktisur. Rruga është me gropa, të cilat gjatë dimrit kthehen në pellgje uji, duke vështirësuar lëvizjen e tyre. 

I.M/Shqiptarja.com