‘Na quajti banda e Berishës’/ Sali Lushaj padit Ballën: Dua 2 mln lekë dëmshpërblim

16 Tetor 2018, 12:58

TIRANE-Sali Lushaj dhe Avdyl Gjokmakaj kanë paditur në gjykatë kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla pas akuzave në kuadër të dosjes Babale, videos së dytë të Fredi Alizotit.

Lushaj shprehet se padinë e mbështet te një deklaratë e Taulant Ballës në ‘Opinion’ në datë 11 tetor, që sipas tij ka thënë se  janë pjesë e ‘bandës së Berishës’.

Pas depozitimit të padisë, ku kërkon nga Balla 2 milionë lekë, Lushaj në një prononcim për mediat ka thënë se ai nuk “Ne nuk jemi banda e Berishës, unë me Gjokmakajn jemi pishtarë të demokracisë.

Kam derdhur gjak për këtë demokraci, vëllain e kam dëshmor të demokracisë. Bashkë me Avdyl Gjomakaj, të dy jemi përmendur me datë 11 në Opinion. Zoti Balla të vijë në gjykatë"tha Sali Lushaj.