Nafta 180 lekë litri, eksperti Gjokutaj: Rritja nga tregu vendas! Ka konsum, firmat nxjerrin humbjet e 2020

25 Korrik 2021, 18:48

Çmimi naftës është rritur deri në 20 lekë për litër krahasuar me vitin e kaluar, duke e çuar çmimin e naftës nga 155-160 lekë që ishte në vitin 2020 në rreth 180 lekë këtë vit.

Por ndërsa shoqata e hidrokarbureve e justifikon shtrenjtimin, me luhatjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ekspertët e ekonomisë thonë se shkak është tregu në vend, që sa herë rritet konsumi rrisin çmimet.