Naftë pa taksa për fermerët, 12.2 mln euro fondi për këtë vit! Ndryshon skema

13 Mars, 17:34

Buxheti i vënë në dispozicion të fermerëve për të marrë naftën pa taksa për këtë vit është në vlerën 12.2 milionë euro, nga rreth 30.3 milionë euro që u shpenzuan për këtë mbështetje vjet. Ministria e Bujqësisë thotë se ky fond do të rritet me akt normativ nëse ka kërkesa për më shumë nga fermerët.