'Nata e Bardhë' ndez sheshin 'Skënderbej' me yjet e muzikës shqiptare, mijëra të rinj në festë

3 Dhjetor, 22:23

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme, sheshi “Skënderbej” u mbush me energji dhe emocione, teksa disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare performuan në koncertin festiv të organizuar në kuadër të “Natës së Bardhë”. 

Alban Skënderaj, Xhensila Myrtezaj, Anxhela Peristeri, Manjola Nallbani, Era Rusi, Juliana Pasha, Semi Jaupaj, Sardi Strugaj, Vesa Luma dhe Emra Brah ishin artistët që dhuruan një spektakël të paharrueshëm për mijëra qytetarë.

Mijëra të rinj dhe të reja kishin mbushur sheshin “Skënderbej”, i cili është kthyer në një hapësirë gjigande festive.

    No videos found.