“Fshati Gjinoqarë në Fier, me natyrën e bekuar e qëndisjen me të mbjella nga fermerët duarartë”.
Kështu shkruan kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamje nga natyra e mrekullueshme në fshatin Gjinoqarë të Fierit.
Natyrës së bukur të këtij fshati, Rama nënvizon se i është shtuar qëndisja me të mbjella nga fermerët e zonës.