Ndahen me short 50 shtëpi të reja në Manëz të Durrësit, PD: Bashkia ‘kujtohet’ 40 ditë para zgjedhjeve lokale, përpjekje për të blerë votat

27 Janar 2022, 17:46

Punimet për pallatet e reja që po ndërtohen në Manëz të Durrësit janë drejt fundit. Ndërsa këtë të enjte u ndanë me short 50 apartamente për familjet e dëmtuara nga tërmeti. Por Partia Demokratike, ka akuzuar Bashkinë Durrës se i kanë shpërndarë apartamentet në prag të zgjedhjeve për kryebashkikaun e ri në përpjkekje për të blerë votat.