'Ndal policia!' Momenti i arrestimi të trafikant drogës në Qeparo

15 Qershor 2023, 14:30

Qeparo, Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Reset 2", nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë. Sekuestrohen 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis që dyshohet se do të shitej me qëllim trafikimin në Greqi, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga shtetasi Enrik Proda që transportonte lëndën narkotike kanabis, me automjet. 33-vjeçari i arrestuar theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, për të transportuar lëndën narkotike.