TIRANË-Nga sot kanë hyrë në fuqi masa shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Shqipëri.
Në emër të Komitetit Teknik i Ekspertëve, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, njoftoi se duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës në treguesit më të rëndësishëm, është parë e nevojshme të ketë masa shtesë të intensitetit mesatar, pas atyre me intensitet të moderuar.
Në mbledhjen e fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 personave në vende të hapura dhe të mbyllura si dhe ndalimin e mbledhjeve partiake dhe tubimet.
Gjithashtu ndalohen konferencat, ceremonitë e festave dhe ceremonitë martesore. Ndërsa për ceremonitë mortore lejohet vetëm familja. Këto masa mbesin në fuqi deri në një urdhër të dytë.