Ndarja nga jeta e mjekut Isuf Kalo, flasin kolegët: Ishte mbështetja jonë më e madhe, ndoqëm modelin e tij dhe u bëmë endokrinologë

20 Janar 2023, 15:56

Isuf Kalo, një nga mjekët më të njohur në vend dhe pionier i endokrinologjisë shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare. Sëmundja e rëndë i mori jetën në Danimarkë ku ai jetonte e po kurohej, por sipas amanetit profesor Kalo, do të prehet në vendlindjen e tij, në Luzat. Kolegët Florian Toti dhe Qamil Dika, thonë se profesor Kalo ka qene model për karrierën e tyre dhe ka qenë mbështetje për ta dhe shumë bluza të bardha.