U arrestua pas djegies së shkollës/ Gjykata e Shkodrës liron ish-deputetin Bardh Spahia

11 Korrik 2019, 10:41 | Përditesimi i fundit: 2019-07-11 17:31:35

SHKODËR-Lirohet Bardh Spahia. Gjyakata e Apelit në Shkodër e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e tij dhe ka caktuar masën 'Detyrim paraqitje' ndaj tij.

Në sallën e gyqit ka qenë prezente edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi bashkë me avokatët e ish-deputetit demokrat, Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj. 

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ndodhej në arrest shtëpie. Ai u arrestua pas sulmeve që disa militantë të opozitës kryen ndaj shkollës Shenjnaze Uka i cila shërbente si KZAZ për materialet zgjedhore të 30 qershorit.

Ndaj tij rëndonin akuzat për veprat penale "Kundërshtim i punonjësve të rendit publik", "Goditje për shkak të detyrës", Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Rendit", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", “Prishja e qetësisë publike" dhe "Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore". 

Mbrëmjen e 18 qershorit disa militantë të PD bashkë me të cilë ishte dhe ish-deputeti demokrat sulmuan KZAZ nr.3 në Shkodër duke thyer xhamat e saj dhe më pas i kanë vënë flakën me benzinë.

Përplasjet vijuan për disa momente dhe u desh ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse për të neutralizuar situatën e tensionuar.