I vunë flakën KZAZ në Shkodër/ Spahia nga qelia në arrest shtëpie: Vendim politik, ika të qetësoja situatën (VIDEO)

SHKODËR- Gjykata e qytetit të Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia, lidhur me sulmin në shkollën "Shejnaze Juka", e shndërruar në KZAZ. Në seancën gjyqësore të zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, togat e zeza pranuan kërkesën e mbrojtjes, për të mos caktuar 'arrest me burg' për Spahinë, me argumentin se ish-deputeti nuk është person me rrezikshmëri të lartë dhe se nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit nga uniformat blu, i cili u bë "live" teksa ish-deputeti ishte në një intervistë.

Avokati mbrojtës, Ivi Kaso, njëkohësisht përfaqësues ligjor i PD-së ka deklaruar se arrestimi i Spahisë është bërë në kundërshtim me ligjin, pa një urdhër nga Prokurori dhe se akuzat për të nuk qëndrojnë. Burime për Report Tv nga salla e gjyqit, bëjnë me dije për gazetarin Ergys Kavaja se Kaso deklaroi se akuzat e ngritura nga Spahisë  janë të pabazuara, me prapaskenë politike, pasi sipas tij, ai kishte shkuar në KZAZ.nr 3 për të qetësuar situatën, pas thirrjes që i kishin bërë banorët.

 "Pranojmë faktin që zotërija ka qenë në i pranishëm, por për një arsye tjetër, për arsye legjitime. Policia nuk ka pritur urdhrin e prokurorit, por ka kryer me ngut arrestimin. Ishte aty si funksionar i një partie, po shkonte për të mbështetur jo vetëm Bashkinë, por edhe për të protestuar kundër uzurpimit të policisë së shtetit kundër një procesi farsë. Prokurori nuk duhet ta kërkojë këtë masë. Duhet të ketë një dyshim të arsyeshëm, po s'ka madje s'ka as prova. Nuk ka rrezik ikë për personin në fjalë, nuk ka tendencë të tillë për një masë radikale. Kërkojmë një masë më të lehtë, dhe kjo do të mundësonte që i dyshuari të kontribuonte në zbardhjen e ngjarjes, tha avokati mbrojtës i ish-deputetit, Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor në PD.

Arrestim politik, e ka cilësuar edhe ish-deputetit Bardh Spahianga kafazi i xhamtë, i cili tha se kishte shkuar për të qetësuar situatën. "Po bëj një parantezë se jemi përballë një përplasje të fortë politike dhe sociale. Protestuesit kanë vepruar sepse nuk mund të lejojnë që të lejojnë që të uzurpojnë një objekt publik në Bashkinë e Shkodrës nga ana e policisë dhe njerëzve të paautorizuar.  Morëm informacion se kishte tension, u drejtuam atje për të qetësuar situatën. Materialet ndodheshin në një ambient të pambrojtur dhe të paautorizuar. Arrestimi im ka prapaskenë politike", u shpreh Spahia.

Gjithashtu u lanë në burg me afat 30 ditë, dy punonjësit e policisë bashkiake, teksa ndaj dy protestuesve u caktua masa e sigurisë 'arrest shtëpie', për njërin prejt tyre, detyrim paraqitjeje. Ish-deputeti, u ndalua teksa ishte në emision "live", një ditë pas sulmeve në KZAZ-në. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:59
Vendimi i Gjykatës për simpatizantët e PD-së, Voltana Ademi reagon sërish: 30 qershori ka vdekur! Rama drejt fundit të sigurt



Pas vendimi të Gjykatës për të lënë në arrest shtëpie ish-deputetin e PD-së Bardh Spahisë, arrest me burg për 30 ditë, dy punonjësit e policisë bashkiake në Shkodër, kryetarja e kësaj bashkie, Voltana Ademi ka reaguar sërish duke thënë se këto vendime janë politike.

Ademi shkruan se Shqipëria i përngjan vitit 1945, në kohën e komunizmit. Sipas saj vendimi i gjykatës është me urdhër të kryeministrit Rama.

Me pas në mbyllje të mesazhit të saj, Voltana Ademi shkruan se 30 qershori ka vdekur.

Kujtojmë se Gjykata dha vendimin edhe për dy simpatizantë të PD-së, për njërin arrest shtëpie dhe për tjetrin detyrim paraqitje.

Reagimi i plotë:

Shkodra si në vitin 1945!

Sot shkodranët por edhe shqiptarët, panë me sytë e tyre apo përmes mediave skena që i kujtuan trajtimin që iu bë baballarëve të tyre nga diktatura komuniste.

Mbi 70 forca policie dhe FNSH-je rrethuan Gjykatën e Shkodrës dhe bllokuan qarkullimin në rrugën para saj. As kur janë gjykuar kriminelët më të rrezikshëm nuk ka patur një dislokim të tillë!

E për çfarë? Për gjyqin politik të 6 personave të arrestuar paligjshmërisht nga policia politike e Edi Ramës!

Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krimin e vjetër elektoral të faktuar me audio- pergjimet e prokurorisë por edhe në krimin e ri që po konsumohet në sytë e të gjithë shqiptarëve, po shkon drejt fundit të tij të sigurtë në politikë.

Me lënien në burg të Alfredit dhe Gentianit, me arrestin në shtëpi për Bardhin, Adin, Aleksin dhe Orlandon, Edi Rama dhe drejtësia e kapur prej tij nuk bënë asgjë tjetër vetëm se i shtuan një tjetër faqe të zezë zullumit ku janë zhytur prej 6 vitesh.

E drejta e protestës nuk mund të burgoset, e drejta e fjalës nuk mund të na mohohet, të drejtat e fituara me sakrifica sublime nga 1990-a e këtej, nuk mund të na i gllabërojë askush!

Sot nga Shkodra, Edi Rama mori përsëri mesazhin më të fortë që do të jehojë deri në largimin e tij nga pushteti i fituar me votime të vjedhura, me drogën që mbuloi Shqipërinë:

Asnjë hap pas! Asnjë tërheqje! Vetëm përpapa! Përballë tij dhe falangave të verbra që po i sherbejnë edhe në shkelje të ligjit! Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë votime pa opozitën! 30 qershori ka vdekur dhe është kallur!

Përpara deri në fitore, në fitoren e Shqipërisë e shqiptarëve, të zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta, për Shqipërinë si gjithë Europa!

Ora 13:06
'Arrest shtëpie' për Spahinë/ Noka: Provokim! Rama ta harrojë 30 qershorin

Në përfundim të seancës gjyqësore, ku ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia u la në 'arrest shtëpie', ish-deputeti Flamur Noka deklaroi se ky është një provokim i kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Noka tha ky vendim, të cilin ai e ka quajtur "politik", nuk do të stepë PD-në dhe opozitën, e ndërsa tha se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor.

"Ky gjyq nuk e step PD-në dhe opozitën në betejën e saj për mbrotjen e Kushtetutës. Ky provokim duke arrestuar ish-deputetin, duke lënë në burg dy policë Bashkiak, që ishin në krye të detyrën për të mbrojtur dekretin e Presidentit. Data 30 nuk është datë zgjedhjesh, në Shqipëri nuk do jetë ditë zgjedhjesh. Do jetë vetëm kur presidenti do dekretojë datën e re, Rama ta harrojë 30 qershorin", tha Noka.  

Ora 12:59
Sulmi në KZAZ nr.3/ Gjykata cakton 'arrest shtëpie' për ish-deputetin e PD-së

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia. Spahia akuzohet për veprat penale "Kundërshtim i punonjësve të rendit publik", "Goditje për shkak të detyrës", Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Rendit", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", “Prishja e qetësisë publike" dhe "Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore". 

Ora 12:37
Ervin Salianji 'seflie' me Bardh Spahinë në gjyq (FOTO)

1561199962_bardhspahia.jpg

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ndodhet para togave të zeza ku do të mësojë masën e sigurisë pas sulmeve në KZAZ-në nr.3, por kjo nuk e ka penguar Salianjin për të bërë një selfie me të pandehurit.

Ora 12:29
Spahia nga kafazi i të pandehurit: Arrestimi im politik, shkova të qetësoja situatën

Nga kafazi i të pandehurit në Gjykatën e Shkodrës, ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka deklaruar se arrestimi i tij është politik, teksa tha se kishte shkuar në KZAZ nr.3 për të qetësuar situatën.

"Po bëj një parantezë se jemi përballë një përplasje të fortë politike dhe sociale. Protestuesit kanë vepruar sepse nuk mund të lejojnë që të lejojnë që të uzurpojnë një objekt publik në Bashkinë e Shkodrës nga ana e policisë dhe njerëzve të paautorizuar.  Morëm informacion se kishte tension, u drejtuam atje për të qetësuar situatën. Materialet ndodheshin në një ambient të pambrojtur dhe të paautorizuar. Arrestimi im ka prapaskenë politike", u shpreh Spahia.

Ora 12:17
Burg për dy policët bashkiak, Ademi: Kjo është diktaturë! Rama, fatkeqësi kombëtare

1561151485_voltanaademi.jpg

Lënien të burg të dy policëve bashkiak, kryebashkiakja Voltana Ademi e ka cilësuar si vendim anti-ligjor, me prapavijë politike. Sipas saj, me këtë vendim, kryeministri Rama vulosi që drejton vendin si në diktaturë, teksa theksoi se opozita nuk do bëj hapa pas.

"Kjo është diktature! Drejtësia e kapur nga kryeministri antikueshtues lë në burg dy policët bashkiake Alfred Nikolli dhe Gentian Bytyçi u vendos të mbahen peng si të burgosur politikë. Edhe tre të tjeret, Adi Garuci, Aleks Ndoi dhe Oraldo Thepi do të duhet të qëndrojnë në arrest shtëpie. Të gjithë këta janë heronjtë tanë, heronjtë e zgjedhjeve të lira e të ndershme, heronjtë e fjalës së lirë!  Asnjë hap pas! Përballë kryeministrit- fatkeqësi kombëtare", shkruan Ademi.

Ora 11:32
Sulmuan KZAZ-në në Shkodër/ Gjykata lë në burg 2 policët e Bashkisë

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për policët e Bashkisë Alfred Nikolli, Gentjan Bytyçi me afat 30 ditë. Ndërkohë, për Orlando Thepi protestues i mitur, është lënë masa e sigurisë "detyrim paraqitje", e ndërsa për Adi Garuci dhe Aleks Ndoj janë është caktuar "arrest shtëpie".

Ora 11:06
VIDEO-Momenti kur Bardh Spahia mbërrin në Gjykatë, PD: Si terrorist

Partia Demokratike ka akuzuar policinë e Shkodrës se po e trajtojnë ish-deputetin e tyre, Bardh Spahinë si të ishte një kriminel. Sipas tyre, prania e një numri të madh të uniformave blu në gjykatë, nuk është aspak normale, teksa e kanë cilësuar ndalimin e tij si të paligjshëm.

"Gjykata e Shkodrës rrethohet nga dhjetëra forca speciale. Brenda nuk është një terrorist, por po zhvillohet seanca gjyqësore për Bardh Spahinë, i ndaluar nga policia me urdhër të paligjshëm", thuhet në njoftimin e PD-së.

Ora 10:33
Dy ditë më parë i goditën me gurë, sot militantët e PD-së shpërndajnë ujë për policët (VIDEO)

Seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PD-së Bardh Spahia ka bërë që Gjykata e Shkodrës të 'blindohet' nga policët. Militantët e PD-së sot janë treguar "paqësor" ndaj uniformave blu të vendosur në perimetrin e gjykatës. Teksa dy ditë më parë, i goditën me gurë dhe sende të forta në pritjen që i bënë kryeministrit Rama, mesditën e kësaj shtune, ato u kanë ofruar policëve shishe me ujë, duke qenë se po qëndrojnë jashtë në këtë ditë të nxehtë vere.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • servet: 23/06/2019 10:13

    Si ka mundesi qe ju te gjithe i kunderviheni opozites ndersa prokuroria e Rames me ne krye mriken prej mirdita therrasin drejtuesit rilindas.

    Përgjigju
  • I persekutuari politik: 22/06/2019 22:23

    Keqardhje per denimin e Bardh Spahise, djalin e te nderuarit doktor Ali Spahise edhe ky i denuar nga komunizmi. Por duhet ta dini ju te ri dhe Lulzim Basha se doktor Ali Spahine e denoj Rustem Gjata, baba i Clirim Gjates qe Luli e ka ne kryesi te PD. Me dhjetra e qindra denime me vdekje ka dhane ne Shkoder Rustem Gjata, baba i Clirimit. Kete duhet ta dije gjithe Shqiperia dhe ato gazetaret qe e therrasin ne studio djalin e Rusttem Gjates.

    Përgjigju
  • Maks: 22/06/2019 16:57

    Terrorizmi denohet o me burgim te perjetshem o plumbin mbas koke tek ne terroristat denohen me arrest shtepie

    Përgjigju
  • Xxx: 22/06/2019 15:38

    Aman cpo na dilni ca frikacake legena juve te rilinjes, po ju bejne zborr keta shpellaret dhe juve vetem llafe. TURP. Po te ishte ndonje fukara do ta kishit plasur 5 vjet brenda kurse kete pleren arrest shtepie. MORTJA QE SJU HA FRIKACAKE

    Përgjigju
  • xxx: 22/06/2019 14:28

    Gjykata duhet te jape vendim te drejte ketu nuk ka gjyq politik sic pretendojne, dogje shkollen shkaterrove duhet te çdemtotohet organizatoret duhet te marrin denimin e merituar

    Përgjigju
  • Blendi: 22/06/2019 14:15

    Nje kodosh i pafytyre , frikacak i lepire ky bardh qenefi shikoni si rri ne kafaz sikur ka dhjere ne breke , prap gjykata ka frike te perballohet me faktet , prandaj jep keto vendime qesharake

    Përgjigju
  • lexusi: 22/06/2019 14:07

    Burgu eshte per burrat , per FEMIJET arest shtepie ! Kur semuren, baba i dergon ne klinika ne Itali , i sheron njehere e mire !

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 22/06/2019 13:59

    Kush e ka rradhen. Tjetri. Ec

    Përgjigju
  • Populli: 22/06/2019 13:44

    Duhet arrestuar gjyqetari qe dha Kete denim qesharak prokuroria te apeloj vendimin qesharak te ketij gjyqetari qesharak

    Përgjigju
  • Ano: 22/06/2019 13:38

    Paska dal ne foto edhe Ded K'ri. Ky qe perfiton leke per avoketenve se i sugjeron te burgosunve se cilin avokat me marr.

    Përgjigju
  • tani: 22/06/2019 13:36

    Selfi I bukur midis dy te pandehurve

    Përgjigju
  • Muli pa shkop: 22/06/2019 13:34

    Dil o flamur gangsteri sulmo institucionet dil dil prishi zgjedhjet se je cub ti te njofim ne ty merr dhe salianjen me vete ai qe te heq pantallonat nga koka se dhe ajo cub esht

    Përgjigju
  • Johani: 22/06/2019 13:31

    Ky noka e deshmon çdo dite e me shume se eshte magar (jo gomar) dhe eshte e turpshme qe ata qe e quajne veten demokrat dhe njerez te pranojne te perfaqesohen me te tille kriminel si noka,bardhi,salianji,alibeaj,paloka,e disa te tjere pjelle nga martes berisha&basha nga barsimi me fazlliqin,e se çfar pjelle vjen nga ajo lidhjje keta e deshmojne mese miri.

    Përgjigju
  • Cubi: 22/06/2019 13:26

    Keto Jan gjykata qensh,tallin B** me djersen e shqipetareve,ata digj e shkaterro keta japin denime qesharake Kur te vij protesta e radhes do jete perseri ne krye te rrugaceve.As arresti i shtepis nuk zbatohet.

    Përgjigju
  • Qytetari digjital: 22/06/2019 13:21

    Gjykatat ende kane frike nga politika, japin denime qesharake qe s'mbeshteten ne ligje. Keta bastarde u pane me ze e figure duke djegur, duke u perplasur dhe kercenuar policine, ndersa gjykata i perkedhel me keto qoka.

    Përgjigju
  • Juristi: 22/06/2019 13:17

    Po cfar burgu politik o te mjeret ju kush do ja u njohi burgun si politik ore te mjere qe po ju genjejn nga mengjesi ne darke se keta jane te mbaruar dhe nuk vin me ne pushtet KURRE dhe ju qe beni burg e beni se keni shkelur ligjin per 4 njerez te falimetuar politikisht dhe moralisht dhe sdo perfitoni asgje nga ai burg qe beni thjesht do shkaterroni jeten tuaj thirrini mendjes

    Përgjigju
  • PIÇDER KASAP REXHEP LEKA [ KEPI ]: 22/06/2019 13:14

    O flamuri pa bisht provoje dhe ti si spahi palaço e do shofësh sa të vlen lëkura jote e zgjebosur. A e pe se çfar ju bëri Amerika ju vuri në resht. Po duhet të kuptosh se dhe Edi ka lejen e Amerikës për tju tregu vëndin. Kshtu që flamuri pa bisht e ka venin në wc

    Përgjigju
  • Toni: 22/06/2019 13:00

    Ke burgu i vipave qe po behet ne shkoder. heqte kemben zvarre dhe marrte dhe shoqnine me vete

    Përgjigju
  • undheti: 22/06/2019 12:58

    o legena beni dhe self...kanceri i rent atyre gjykates qe nuknju denojn

    Përgjigju
  • Budalla: 22/06/2019 12:50

    Te shkosh ne burg per tekat e Lulit. Edhe sikur te vije Luli ne pushtet, Bardhi perhere si mashe ka per te sherbyer.

    Përgjigju
  • asl: 22/06/2019 12:41

    Fatos Nanon kush e futi ne burg(dhe mire ja bete)?.Jo te gjitha tonat jane te drejta(pd)dhe ps ka vetem gabime.Pasuria(shkollat institucionet)jane te popullit nuk jane as te ps as te pd,lsi etj dhe tjetra cdo qeveri ka date skadimi jo e morem njehere dhe do ta mbajme gjithmone(dhe me dhune se keshtu dua une).I theritni mendjes cdo Bardhi apo cdo Tahiri do paguaj demin qe ben.

    Përgjigju
  • Filipi: 22/06/2019 12:25

    Kjo eshte drejtesia moj

    Përgjigju
  • syri: 22/06/2019 12:04

    Dardha bie nen dardhe! I jati "besnik" i Saliut dhe serbeve vrau ne 2 Prill ne SHkoder! I biri mercenar i Saliut! Duhet te jete pak me inteligjence te nivelit nen zero!

    Përgjigju
  • tani: 22/06/2019 12:00

    Pikerisht ne se do kishte dhune ne protesten e djeshme DASH ju komunikoj drejtusve te PD e PSI se do I fuste ne listan e zeze si organizata terroriste(prasi hejsbullah apo ISIS,AL KAIDA).Mos po e han I pari gomari "trim" B.Spahija?Kjo ndoshta si sinjal I veprimeve talibaneske te PROTESTUESVE me bordero te Bashkis tedrejtuara nga PD.Besoj se drejtuesi I policis bashkiake asht e nevojshme te arrestohet e te denohet me denim te rende,per organizimin e konfrontimit te policis bashkiake me policin e shtetit si nxites I vllavrasjes.

    Përgjigju
  • Populli: 22/06/2019 11:33

    Ky eshte me keq se nje terrorist sepse I ka vene fallen instituconit te dijes per Kete duhet denim I perjetshem

    Përgjigju
  • Shkodra: 22/06/2019 11:22

    O zoti ju ruj gjithve,po shkodra ka njerz bodh ,mos mani shpres tek bardh spahija,tishte njeri i mir ky bardh spahija nuk u merrte me politik,por vazhdonte rrugen te cilen ka nis qekur studionte,por kto kan par se fitohen leket shpejt dhe gjith dona tmirrna me politik.o popull merrnu me punt e juja ,gjith politika jan shok dhe mic,cdo gja bajn per shou.gjith nga 1 maternitet kan dal kto politikanet tan.merruni me punt tuaja ose protestoni per hadhet e juaja jo per politik

    Përgjigju
  • SPAK: 22/06/2019 11:21

    Arrest Shtepie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja