Ndërrimi i viteve, të huajt rezervojnë në hotelet e Durrësi! 50% e kapaciteteve, të ezauruara

2 Dhjetor 2023, 14:01

Në Durrës 50 për qind e kapaciteteve në hotele e resorte janë rezervuar për mbrëmjen gala të Vitit të Ri. Janë kryesisht turistët e huaj që zgjedhin bregdetin për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Këtë vit, surprizë janë turistët italianë.