Ndërroi jetë nga COVID-19/ I jepet lamtumira e fundit me duartrokitje arkitektit të njohur durrsak

28 Prill 2020, 14:50 | Përditesimi i fundit: 2020-04-28 16:18:43

DURRËS- Sot në mesditë i është dhënë lamtumira e fundit arkitektit të njohur durrsak Hajdar Kovaçi. Ai humbi jetën dje në sanatoriumin e eTiranës ku ndodhej i shtruar i prekur nga virusi COVID-19.

Të afërm, miq e shokë të të ndjerit u mblodhën në sheshin para bashkisë së Durrësit ku u zhvillua edhe ceremonia mortore e ndarjes me të ndjerin.

Më pas makina mortore u përcoll me duartrokitjet e pjesëmarrësve dhe u nis në drejtim të varrezave të qytetit e shoqëruar nga familjarët e të ndjerit.

Kovaçi ka lënë një trashëgimi ta pasur veprash në qytetin e Durrësit. Të tilla janë godina e prefekturës në qendër të qytetit apo kompleksi pallateve 6-katësh në hyrje të Durrësit pa përmendur hotele e pallate pas viteve '90.