COVID-19/ Ndërron jetë Hajdar Kovaçi, arkitekti i njohur nga Durrësi, gruaja në spital e djali i vetëkarantinuar në shtëpi (VIDEO)

TIRANE- Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë tek spitali "Shefqet Ndroqi arkitekti i njohur nga Durrësi 73-vjeçari Hajd Kovaçi pas 24 ditëve i intubuar dhe me insuficience respiratore akute. 

Kovaçi pas përmbysjes së dikataturës me një grup shokësh krijoi studion e parë të projektimit në qytetin e Durrësit, gjithashtu ka zhvilluar një takim me shkrimtarin e njohur shqiptar Dritëro Agolli para se të vdiste, pasi ky i fundit ishte miqësi të veçantë me artistin Ramiz Kovaçi, xhaxhain e të ndjerit.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u testuan 212 persona të dyshuar me COVID-19, nga të cilët 10 janë konfirmuar pozitivë. 10 të prekurit janë 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare dhe një rast i ri është në Shkodër. Fatmirësisht nuk kemi raste të reja në vatrën e nxehtë të Krujë nga fasoneritë dhe në burgun 313-të në Tiranë, ku në ditët e fundit ka pasur disa raste. Sot u shënuan 4 raste më pak se dje, që ishin 14.

Në total deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID, 736 raste. Një lajm i mirë për të shëruarit. Gjatë 24 orëve të fundit 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3% e totalit të të prekurve.

Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 që do të thotë se përqindja e të shëruarve është më e lartë se e të infektuarve aktivë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme prej disa ditësh.

Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 29 të shtruar, 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa një pacient është i intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 janë në terapi intensive dhe një është i intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit. Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:16
Report Tv mëson detaje nga familja e të ndjerit Hajdar Kovaçi, gruaja e shtruar në spital, kurse djali i vetëkarantinuar në shtëpi

1588019074_15880181045ea739007a4cbhajdarkovaci.jpg

Arkitekti i njohur nga Durrësi, Hajdar Kovaçi ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pas një muaji i shtruar në spital me COVID-19.

Report Tv mëson detaje nga familja e të ndjerit, ku djali i tij është i vetëkarantinuar në shtëpi, kurse bashkëshortja e tij ndodhet e shtruar në spital e prekur me koronavirus.

Ora 22:00
73-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme nga COVID-19, arktitekti i njohur durrsak Hajdar Kovaçi

1588017674_1588017356hajdarkovaci.jpg

73- vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme tek Sanatorium në Tiranë prej COVID-19 është Hajdar Kovaçi, arkitekt i njohur në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ai ka lënë pas për vendin tonë dhe kryesisht për qytetin e Durrësit shumë vepra para dhe pas viteve '90.

Gjithashtu Kovaçi ka zhvilluar një takim me shkrimtarin e njohur shqiptar Dritëro Agolli, pasi ky i fundit ishte miqësi të veçantë me artistin Ramiz Kovaçi, xhaxhain e të ndjerit.

Kovaçi pas përmbysjes së dikataturës me një grup shokësh krijoi studion e parë të projektimit në qytetin e Durrësit.

Ora 21:30
Ndërron jetë pacienti 73-vjeçar me COVID-19 në spitalin 'Shefqet Ndroqi', i intubuar prej 24 ditësh

1588018631_1588017857hajdarkovaci.jpg

Pacienti 73-vjeçar me COVID-19, i intubuar prej 24 ditësh ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.

Ai është arkitekti i njohur Hajdar Kovaçi nga Durrësi i cili prej thuajse 1 muaji ishte në gjendje të rëndë, me Insuficience respiratore akute.

73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale respiratore (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial.

Me gjithë pëpjekjet e jashtëzakonshme të stafit mjekësor në terapinë intensive, 73-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

29 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19 në vendin tonë, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.

Ora 21:17
Dalin negative 26 mostrat e të afërmve të policëve e ushtarakëve në Kukës

1587616311_5e94454fcf232Infektivi1koronaviruscovid1100x620.jpg

KUKËS-26 mostrat e fundit të personave të kontaktit dhe të afërmve të policëve dhe ushtarakëve  të derguar për ekzaminime në ISHP sapo u konfirmuan negative. 

Numri te shëruarve në Kukës shkon në 10 persona dhe deri tani ka 18 të prekur me COVID-19.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 10 persona janë konfirmuar pozitivë. 10 të prekurit janë 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare dhe një rast i ri është në Shkodër.

Ora 14:31
Përfundon afati 30 ditor për spitalin karantinë, por a është gati? Ja si përgjigjet zv/ ministrja (VIDEO)

Dje duhet të kishte përfunduar spitali karantinë që u planifikua të kthehet godina e një ish-universiteti provat në Tiranë. Kryeministri Edi Rama në datë 26 mars u shpreh se brenda një muaji do të jetë gati. Ndërkohë që ka kaluar një muaj nga 26 marsi, që Edi Rama inspektoi punimet dhe e vendosi si afat, Report Tv pyeti zv/ ministren e Shëndetësisë nëse ka përfunduar.

Por përgjigja e Mira Rakacollit ishte evazive duke e shmangur. "Në skenarët që janë përgatitur për përballjen në mënyrë spitalore të COVID-19 është parashikuar që do të mbushen kapacitetet e COVID-1 dhe 2, pastaj do të kalohet te spitalet COVID 3 dhe 4".

Ashtu si Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë më parë, Rakacolli tha sot se nëse kemi shtim të rasteve të reja pas dy javësh heqim masat lehtësuese. Rakacolli kishte një mesazh për qytetarët që janë në zonën e gjelbër dhe nga sot kanë përfituar nga lehtësimi i lëvizjes.

"Distancimi fizik është i domosdoshëm që të ruhet, sëmundja nuk është larguar. Hapja e masave, vlerësimi sa efikase kanë qenë do të duket pas dy javësh. Nëse nga mosrespektimi do të kemi rritje rastesh ka mundësi të kthehemi edhe mbrapa. Në vendet që lejohet biznesi të mbahet distancimi fizik" tha ajo.

Ora 12:09
I prekur me COVID-19/ I burgosuri dërgohet te Infektivi 'i rrethuar' me policë...largohet pas disa minutash (VIDEO)

Një i burgosur, i prekur me COVID-19 është dërguar me ambulancë në spitalin Infektiv në QSUT.

Siç shihet në foton që Report Tv sjell, ai është shoqëruar nga disa policë, të cilët të pajisur me maska dhe doreza kanë bërë shoqërimin e tij deri te Urgjenca Infektive, ku janë shtruar të pacientët e tjerë me koronavirus. Ai ka qëndruar aty për disa minuta për të bërë një skaner dhe më pas është larguar nga ambientet e këtij spitali, ku është dërguar në spitalin e burgut. 

Nuk dihet zyrtarisht se cilit nga cili burg vjen, por deri më tani institucioni i vetëm i vuajtjes së dënimit që është infektuar nga COVID-19 është 313-ta në Tiranë. Deri më tani, 19 të dënuar janë konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus, dhe në përgjigje të pyetjes së Report Tv, përfaqësuesja e ISHP-s, Genta Qirjako tha se personat që kanë rezultuar pozitive brenda burgut janë izoluar në mjedise të veçanta pa kontakte me pjesën tjetër, por nuk ka detaje se ku janë izoluar, në cilat ambiente.

Ora 11:23
Shërohet një i infektuar nga vatra e parë në Krujë

Mes 12 personave që janë shëruar në 24 orët e fundit një rast është në Krujë. I shëruari është një person nga Borizana, që lidhet me vatrën e parë. Personi që është shëruar ka një biznes makinerish të rënda.

Ora 11:22
E infektuara e vetme në Shkodër një grua në lagjen 'Kiras'

Rasti i vetëm pozitiv që është shënuar sot në Shkodër lidhet me një grua, banuese në lagjen 'Kiras'. Dyshohet se mund të jetë infektuar nga rastet e mëparshme, megjithatë vijon hetimi epidemiologjik.

Ora 09:33
Pas 4 javësh në terapi intensive, 70-vjeçari nga Kruja kthehet në shtëpi

Një lajm i mirë na vjen nga Kruja, një nga vatrat më të rrezikshme të dy javëve të fundit! Një 70-vjeçar ia ka dalë të fitojë betejën me COVID-19, pas 4 javësh në terapi intensive. Ai ka lënë ditën e sotme spitalin, duke u kthyer në shtëpi më i fortë se kurrë. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila mes të tjerave thekson se deri më tani 30 pacientë që kanë qenë në terapi intensive janë shëruar.

"Raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm COVID19! Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi Deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të Infektivit", shkruan Manastirliu. 

Postimi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu
/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 28/04/2020 07:49

    Cjane keto nekrollogji alla adhamudh.. Dari ndjese paste ishte nje person qe kishte talentin e madh ti meshonte sa te mundet interesit te vete... ata qe e kane shkruar te na tregojne nje veper te tij ne Durres.. ah se harrova .. edhe pse mbahej per demokrat 24 karat arriti te hyje edhe ne shpirtin e Rames sa qe ky i fundit qe gati ti bente djalin kryebashkiak te Durresit perfaqesues i PS...

    Përgjigju
  • Bojken: 27/04/2020 16:49

    Aman ku e keni gjet kete se na e shpifi

    Përgjigju
  • Fatmiri: 27/04/2020 12:40

    Ndjese! Duke qene pensioniste te vetmuar,invalidë te plote pune,kemi kursyer pak nga pensioni,kemi nje muaj e gjysem qe ndodhemi ne nje lloj agjerimi te imponuar nga situata dhe"dashamirsia stoike" qeveritare-publike,megjith perdhunimin dymujor prej "dashamirsisë stoike kryeministrore+bashkiake" duke paguar taksat lokale,se kryeministri yne hallemadh na rriti pensionet 2.3 % dhe ne invalidet duhet te perdhunoheshim per muajin Mars+Prill me nga 496 leke taksa lokale. Hajde,u zgjata shume na u trashegofshin hibridet mutante mr(meta-rama)! Ne fund te Tunelit akoma s'dallojme drite.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba