Ndërron jetë në Ishullin e Sazanit turisti francez, vuante nga zemra

18 Korrik, 11:40

Një turist francez ka ndërruar jetë sot në ishullin e Sazanit.

Sipas informacioneve paraprake 38-vjeçarit iu dha ndihma e parë nga pjesëtarë të bordit të skafit por dhe turistë dhe qytetarë të Vlorës të ndodhur pranë, por fatkeqësisht nuk  ka mundur të mbijetonte.

Mësohet se ai vuante nga probleme të zemrës dhe aktualisht ndodhej në Shqipëri me bashkëshorten dhe vajzën 6 vjeçare.

    No videos found.