Ndërtimet në Zvërnec/ Rama: Projekti fillimisht është refuzuar, s’ka ende projekt arkitektonik të miratuar e as studim mjedisor! Kompania do gjobitet për gardhin me gjemba

1 Qershor, 11:15 | Përditesimi: 1 Qershor, 11:15

Kryeministri Edi Rama tha se fillimisht investitorëve i është refuzuar projekti për të ndërtuar në Zvërnec dhe se leja i është dhënë master planit pasi janë plotësuar kushtet e vendosura. Rama thotë se deri më tani nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar e as një studim mjedisor të përfunduar. Ndër të tjera Rama tha se kompania investitorë në Zvërnec, do të gjobitet për gardhin me gjemba, i vendosur për të rrethuar kantierin.

 

I.M/Shqiptarja.com