Ndërtimet pa kriter, Shëngjini vuan për ujë e drita! Rana e Hedhun dhe Kune nuk mbulohen nga ujësjellësi

8 Korrik 2023, 17:52

Shëngjini në kulmin e sezonit turistik po përballet me ndërprerje të ujit dhe energjisë elektrike. Si drejtori i OSHEE-së ashtu dhe ai i Ujësjellësit pranojnë se në zonën bregdetare janë ndërtuar me qindra hotele e resorte, por nuk janë kryer investime në rrjetin elektrik dhe atë të furnizimit me ujë, çka çon në mos përballimin e fluksit.