Ndërtimi e turizmi në krizë për punëtorë, qytetarët në Lezhë zgjedhin të punojnë në Gjermani: Këtu janë pagat e ulëta, pa sigurime

3 Shkurt 2023, 15:37

Ndërsa biznesi vuan mungesën e fuqisë punëtore, në Lezhë gjithnjë e më shumë shtohet numri i qytetarëve që preferojnë të ikin për punë sezonale në Gjermani. Ilir Prenga është njëri prej tyre, i cili thotë se atje paguhet 6-fishin në ndërtim.