Ndërtohet rruga e re që lidh fshatin Shëngjin me qendrën e fshatit Shën Mëri, Veliaj: Infrastruktura po sjell ekonomi edhe në fshatra

18 Shkurt, 14:03

Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës së re që lidh fshatin Shëngjin me fshatin Shën Mëri në Shëngjergj. Kjo rrugë u vjen në ndihmë jo vetëm një mijë banorëve të zonës, por hap edhe një perspektivë te re zhvillimi ekonomik.