Shqipëri - Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në "Air Albania", për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E. Ka nisur tanimë edhe festa e tifozëve në rrugët e Tiranës, para hyrjes në stadium.
Për Report TV, gazetari Ernest Koçi intervistoi edhe një tifoze të Kombëtares nga Dibra e Madhe, që nuk mungon as në transferta.
"Dashurinë për Kombëtaren e kam që e vogël. Vij nga Dibra e Madhe, jam edhe në ndeshjet në transfertë prej dhjetë vitesh. Unë jam modele për 28 nëntor çdo vit bëj veshje dhe foto speciale, këtë e kam ideuar unë dhe këtë e vesh në çdo sfidë", tha tifozja me flamurin kuqezi.