'Ndeshje e veçantë për mua', Asllani flet për miqësoren me Italinë: Shokët te Interi më kanë pyetur për kombëtaren

14 Nëntor 2022, 15:12

Mesfushori i kombëtares shqiptare Kristjan Asllani që aktivizohet në Seria A thotë se miqësorja kundër Italisë do jetë speciale për të. Ai zbulon se shokët e skuadrës te Interi e kanë pyetur shumë për përfaqësuesen kuqezi, ndërsa shton se shpreson që e mërkura të sjellë gëzim te tifozët.