Ndëshkim se mbështeti Berishën? Luan Baçi reagon pas largimit nga drejtimi i PD në Fier: S'më është njoftuar shkarkimi! Dakord për lëvizje, por të bëhen me votën e kryesisë, jo emërime qoka

20 Tetor 2021, 20:31

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë, Luan Baçi thotë se zyrtarisht atij nuk i është komunikuar shkarkimi, duke bërë me dije se mbrëmjen e djeshme kishte zhvilluar edhe një takim me Bashën, ku i ishte kërkuar dakordësia për emërimin e Kapllanaj, për të cilin ai tha se nuk dha konsensusin.