KORÇË- Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë gjatë natës në zonën e Kosturit në Greqi.
Por lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë dhe në zonat përreth, ku banorët kanë dalë jashtë nga shtëpitë nga frika e lëkundjeve të tjera.Sipas dhënave të EMSC, magnituda e tërmetit ishte 5.1 ballë të shkallës Rihter, ndërsa thellësia ishte vetëm 10 kilometra.

















