Ndihma 1.15 miliardë euro për rindërtimin/ Zbulohen kushtet e vendosura nga donatorët për Shqipërinë

19 Shkurt 2020, 12:57

Shqipëria ka pranuar një serë kushtesh, të vendosura nga donatorët e rindërtimit. Report TV ka siguruar dokumentin e angazhimit të nënshkruar nga Shqipëria, Banka Botërore e disa banka evropiane. Konferenca e Donatorëve "Bashkë për Shqipërinë" organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, mblodhi 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende që morën pjesë në këtë konferencë për të shprehur solidaritetin ndaj Shqipërisë në përpjekjen për t'u ringritur pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë nga godinat e rrënuara e të dëmtuara.