Ndihma e qeverisë për mbjelljen e grurit, fermerët e Myzeqesë: Nuk na mjafton, çmimet janë rritur

7 Shtator 2022, 20:26

Fermerët e Myzeqesë që kultivojnë grurë thonë se ndihma 30 mijë lekë për çdo hektar që mbjellin është e pamjaftueshme, edhe pse ata kanë aplikuar. Ndërsa ka të tjerë që thonë se penalizohen pasi nuk kapin dot kufirin 1 hektar për të përfituar mbështetjen nga qeveria.