Ndodh në Tiranë/ Efektivja e policisë bën gjestin human, ndalet në rrugë dhe ndihmon të moshuarën

4 Shtator 2019, 16:09

TIRANË- Mund të na ketë ndodhur që policia  të krijojë gjithmonë atë idenë e 'gjobova' , 'ndalimeve', apo rreptësisë, që në fakt bëhet për të mirën tonë, por një rast krejt i veçantë është filmuar ditën e sotme në kryeqytet. Në redaksinë  e Shqiptarja.com ka mbërritur videoja e filmuar nga qytetarët ku shtohet një efektive e komisariatit nr.4 teksa ndihmon një nënë të moshuar që në fakt mezi ecën.

Në video duket qartë momenti kur efektivja kap nga krahu të moshuarën dhe u bën me shenjë makinave të tjera që të ndalojnë teksa së bashku me të kalon në anën tjetër të rrugës. Pavarësisht se e moshuara ecte me ngadalë, efektivja me durim nuk ia heq për asnjë moment dorën duke e ndihmuar deri në fund të rrugës. Ky gjest human u ka bërë shumë përshtypje kalimtarëve të rastit të cilët kanë zgjedhur edhe ta filmojnë.

Gjesti i policisë shkon më së miri me moton 'policia që duam'.

Ndodh në Tiranë/ Efektivja e policisë bën gjestin human, ndalet në rrugë dhe ndihmon të moshuarë