Ndotja alarmante e lumit Ishëm, ‘mbytet’ nga shishet plastike dhe mbetjet urbane! Inxhinieri i mjedisit: Rrezik për jetën e banorëve

26 Shkurt 2023, 18:51

I pushtuar nga mbetjet plastike dhe urbane Lumi Ishëm vuan prej dekadash problemin e ndotjes. Çdo vit jeta e banorëve përgjatë basenit të lumit është në rrezik sidomos në kohë shirash për shkak të përmbytjeve. Inxhinieri i mjedisit Abdulla Hasanaj bën apel pushtetit vendor që të investojë për ngritjen e një sistemi filtrimi dhe rehabilitimin e lumit.